Flash News

E-TJERA

Mungojnë vaksinat kineze/ Ndërpritet procesi në Korçë dhe Pogradec, nuk ka sasi për dozën e dytë

Mungojnë vaksinat kineze/ Ndërpritet procesi në Korçë
Foto ilustruese

Procesi i vaksinimit në Shqipëri ka pasur pengesa. Mungesa e vaksinave kineze ka sjellë ndërprerjen e procesit të vaksinimit në Korçë dhe Pogradec, si dhe ka ulur ritmin e vaksinimit në Tiranë.

Personat që duhet të marrin dozën e dytë të Sinovac, duhet të presin derisa të vijë sasia e radhës. Ata do të lajmërohen në momentin që kjo vaksinë do të jetë e disponueshme në Shqipëri. Ndsërkohë që procesi vijon me vaksinat e tjera.

Një ditë më parë në sheshin "Skënderbej", kishte radhë të gjata të personave që prisnin të merrnin dozën e dytë të vaksinës kineze. Sipas 'Euronews', ministria e Shëndetësië ka bërë me dije se dozat e radhës së vaksinëz kineze do të vijnë pas disa ditësh.

Të fundit