Flash News
Shpërthim i fuqishëm në një banesë në “Don Bosko”, reagon policia
“Miku i familjes” ab*zonte me 12-vjeçaren prej 4 vitesh, shpallet në kërkim
EMRI/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë
Interpol mega-operacion në 116 shtete, arrestohen 2500 persona, mes tyre e shqiptarë
Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur
Municione luftarake, armë dhe tritol në banesë/ Arrestohen një person në Tiranë
Një person është vendosur në pranga në fshatin Kus të Tiranës.
Shtetasi B.M., mbante në basi sasi të kosniderueshme municionesh luftarake, armë dhe tritol në mënyrë të jashtëlijgshme.
“Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë, 2 krëhra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 mjet prerës (thikë).
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në Kus, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kus".
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi B. M., banues në Kus, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 279 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. M., në fshatin Kus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, 2 krëhra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.