Flash News

E-TJERA

Murrizi depoziton padi në SPAK për dy tendera: Lopët u blenë me 3-fishin e çmimit, sistemi i vaditjes nuk është funksional

Murrizi depoziton padi në SPAK për dy tendera: Lopët u blenë
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi depozitoi sot në SPAK një kallëzim penal për dy tendera të Bashkisë së Divjakës. Bëhet fjalë për tenderin e vaditjes me pika dhe atë të lopëve.

Pasi dorëzoi kallëzimin penal, Murrizi tha për mediat se tenderat janë bërë në vitet 2013 dhe 2017. Ai bëri me dije se tenderi i vaditjes me pika nuk ka funksionuar asnjëherë, por ka kushtuar mbi 6 milionë euro.

Ndërsa për tenderin tjetër, ai tha se lopët janë blerë mbi 3 herë më shtrenjtë dhe se kostua në total për 1912 lopë është 4.5 milionë euro.

"Ka pak ditë që është kompeltuar dosja e dy tenderave, te viteve 2013 dhe 2017. Një është një tender mbi 6 milionë euro për sistemin e ujitjes me pika në Bashkinë Divjakë, i cili është jashtë funksionit edhe sot.

Tenderi i dytë është i lopëve, me 4.5 milionë euro janë marrë 1912 lopë. Është tre herë e gjysmë më shtrenjtë sesa çmimi i tregut", deklaroi Murrizi.

Ky i fundit tha se shteti nuk mund të tallet me 11 milionë euro taksa të qytetarëve, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë dosje.

Një vit më parë, Murrizi çoi në SPAK edhe tenderin për uniformat e policisë, i cili çoi pas hekurave disa zyrtarë.

Të fundit