Flash News

E-TJERA

Murrizi: Do publikoj videon e grabitjes së vilës së Arben Krajës në Lalëz

Murrizi: Do publikoj videon e grabitjes së vilës së Arben

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se disponon videon që fakton vjedhjen e banesës së kreut të SPAK-ut, Arben Krajës. Murrizi tha se videon, kur hajdutët janë futur në shtëpi e ka Policia e Durrësit, por nuk e nxjerr.

Ish-deputeti shtoi se Kraja ka një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe se duhet të japë llogari me çfarë parash e ka blerë, duke e akuzuar se ka qenë hetues i policisë së komunizmit.

Murrizi deklaroi për "RTV Ora" se shumë shpejt do ta nxjerrë videon që dëshmon vjedhjen e vilës së Krajës.

"Po e them për herë të parë që kreu i SPAK ka vilë në Lalëz dhe kam videon kur janë futur hajdutët në shtëpi. Videon që ka policia e Durrësit e kam dhe unë. Nuk kam dashur që ta bëj publike sepse nuk dua të merrem me të se ai edhe pak muaj është. Ai duhet të tregojë nëse ka apo jo një vilë në Lalëz, nga e gjeti dhe ku e ka marrë?

Policia e mendon se ai është shefi i madh dhe prandaj nuk e publikojnë. Unë për punë ditësh mund do ta publikoj si video. Ky duhet të tregojë nëse ka apo jo vilë atje dhe sa e ka marrë, sa e ka pasur rrogën dhe me çfarë justifikimesh. Ai ka qenë hetues i policisë së komunizmit. Një tre-vjeçar ka mbaruar juridikun në vitet ’97", tha ai.

Kujtojmë që në fillim të gushtit në media qarkulluan lajme se ishte grabitur shtëpia e kreut të SPAK-ut në Durrës, por në një reagim, Kraja e mohoi këtë lajm.

Të fundit