Flash News

E-TJERA

Murrizi: Këshilltari i Metës ‘avulloi’ 6.3 mln € tender kur ishte ministër, gati padia në SPAK

Murrizi: Këshilltari i Metës ‘avulloi’ 6.3 mln €

Deputeti Myslim Murrizi denoncon ish-ministrin e LSI të Bujqësisë, Edmond Panariti, sot këshilltar i presidentit Ilir Meta, lidhur me një tender me vlerë 6.3 mln euro në Divjakë.

Duke folur në Report tv, Murrizi thotë se ky tender ka rezultuar një vepër korruptiv dhe firma për të tender është hedhur nga ish-ministri.

Ai shtoi se ka gati dokumentet dhe do çojë detaje të reja në SPAK lidhur me këtë akt korruptiv, siç ai e ka cilësuar.

6.3 mln euro në Divjakë, në 2013-2017 për të vaditur me sistem me pika, Edmond Panariti, është projektuar për të vaditur me pika dhe aktualisht nuk funksionon është zero.

I kam bërë kërkesë gjatë kohës që isha deputet, më ka kthyer përgjigje ministrja Milva Ekonomi, dhe unë dyshoj se as nuk ka lidhje mes lumit Shkumbit, është bërë një pompë që nuk funksionon, nuk është as ai tub që është shtrirë, dhe nuk vadit as 25 hektarë, jo më 2500 ha, dhe është një vjedhje galoponte. Nuk do doja që zoti Koci të ishte pjesë e shoë që hedhin shashkë për të trembur dikë”, tha Murrizi.

Të fundit