
Flash News
Prezantimi i programit për pronat/ Basha premton shfuqizimin e ligjit aktual dhe kërkon ndjesë për gabimet e PD
SHBA/ Vaksina Johnson & Johnson merr “dritë jeshile” nga FDA
Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri, numri i infeksioneve më i lartë se i të shëruarëve
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
Murrizi zbardh detaje nga marrëveshja ‘sekrete’ me Pfizer: Çmimi i vaksinës është 12 dollarë, kontrata nuk lejon t’i drejtohesh gjykatës

Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ka zbardhur detaje mbi marrëveshjen sekrete që qeveria shqiptare ka nënshkruar me kompaninë amerikane Pfizer.
Në një interviste për Fax News, Murrizi thotë se pas vëzhgimit që i ka bërë kontratës, ka zbuluar se shtetit shqiptar i duhet të pranojë të gjitha kushtet e vendosura nga Pfizer dhe nëse prodhuesi nuk i qëndron kontratës, blerësi nuk mund t’i drejtohet gjykatës për të fituar të drejtat.
Murrizi zbuloi dhe çmimin e vaksinës, ku sipas tij në marrëveshjen e nënshkruar një dozë e vaksinës kushton rreth 12 dollarë.
“Dje nuk kam qenë i informuar, sot jam i informuar plotësisht dhe kam parë të gjithë kontratën me Pfizer e cila u ratifikua ditën e djeshme në parlament pasi është nënshkruar nga qeveria shqiptare. Habitem që një material i tillë të trumbetohet nga qeveria kaq “Top Secret”, është një material kofidencial i thjeshtë.
Kam parë detajimin me faza të kontratës, zgjatshmërinë e afatit deri kur, çmimin e vaksinës, përgjegjësitë që merr kompania Pfizer në lidhje me këtë marrëveshje si dhe përgjegjësitë që merr qeveria shqiptare. Kam parë dhe analizuar për rreth 1 orë materialin e konsideruar konfidencial është një material nënshtrues me aq sa unë e pashë palën shqiptare. Kjo kërkohet nga kompania Pfizer për arsye komerciale për të mos publikuar detaje nga kjo kontratë.
Është një kontratë përulëse pasi pala shqiptare merr të gjithë përgjegjësinë nga aty ku do të merret, pra merr përsipër transportin, garancinë, shpërndarjen dhe ruajtjen e vaksinave. Nëse pala prodhuese nuk i qëndron kontratës, kontrata nuk lejon që pala blerëse t’i drejtohet gjykatës.
Kapari i dhënë nga qeveria shqiptare është 50% dhe nuk është si në rastet e kontratave të tjera ku kapari është nga 10% deri në 30%. Çmimi i vaksinës është rreth 12 dollarë”, tha Murrizi.
Ditari politik









Të fundit

Si do të nisë muaji mars për secilën shenjë të horoskopit
28 Shkurt 2021, 21:55
3 vite pas episodit polemik në Inter-Juventus, arbitri Orsato pranon gabimin
28 Shkurt 2021, 21:43
Princi Harry dhe Meghan Markle mund të jenë duke pritur vajzë
28 Shkurt 2021, 21:17

Napoli rikthehet në garë për Europën, të dy shqiptarët në fushë
28 Shkurt 2021, 20:17
Ndahet nga jeta skenaristi dhe regjisori i njohur Kujtim Gjonaj
28 Shkurt 2021, 19:41
Serbia fton qytetarët e Kosovës që të aplikojnë për vaksinën e Covid-19
28 Shkurt 2021, 19:18

Aktorja Eliza Dushku do të bëhet nënë për herë të dytë
28 Shkurt 2021, 18:11
Kërkon më shumë prova, Zvicra nuk e miraton vaksinën e AstraZeneca
28 Shkurt 2021, 17:39

Shpallet fituesi i edicionit të gjashtë të çmimit letrar "Kadare"
28 Shkurt 2021, 16:53
Basha merr timonin, e diela i përket Aurelës
28 Shkurt 2021, 16:15

Jonida Maliqi tregon pse u nda me Romeon
28 Shkurt 2021, 15:22
Aksident i shumëfishtë në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën një person
28 Shkurt 2021, 15:11

Kryeministri hungarez, Viktor Orban merr vaksinën kineze
28 Shkurt 2021, 14:23
Biden i bën thirrje Senatit të miratojë paketën e re të ndihmës financiare për Covid
28 Shkurt 2021, 13:48

Rrëshqiti teksa po ngjitej në mal me shokët, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali
28 Shkurt 2021, 12:42

