Flash News

E-TJERA

Mustafaj: E pamundur t’i kërkosh Berishës largimin nga PD, deputetët kanë humbur besimin se Basha do të dorëhiqet

Mustafaj: E pamundur t’i kërkosh Berishës largimin nga PD,

Ish-Ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku u ka kërkuar kohë për të bërë të qartë vendimin e tij, pasi shumica e grupit i kërkoi dorëheqjen.

I ftuar në ABC, Mustafaj u ndal edhe te propozimi i disa deputetëve të PD për largimin po ashtu edhe të ish kryeministrit Sali Berisha nga PD.

Sipas tij, është e pamundur që t’i kërkosh Berishës një gjë të tillë, kur është ky i fundit që ka vënë gjithë partinë në lëvizje.

‘Ky është një kusht i pamundur për mua për të gjitha zhvillimit që lidhen deri tani. Është e pamundur sepse deri tani këtë lëvizje e ka bërë Sali Berisha. Askush nuk mund t’i thotë Berisha mos garo. Të gjitha ata që e mendojnë se Berisha nuk e meriton, atëherë këta duhet të bëjnë fushatë, për të bindur demokratët që mos e votojnë, por nuk mund t’i mohosh Berishës të garojë. Edhe vetë Berisha e ka thënë se Lulzim Basha mund të garojë në zgjedhjet për kryetar në 30 prill’, tha Mustafaj.

Mustafaj tha se zërat e deputetëve por dhe nervozizmi i tyre në dukje tregon se ata e kanë humbur besimin se Basha mund të japë dorëheqjen.

‘Unë besoj se në një proces të tillë, ultimatumet nuk janë gjuha e përshtatshme për të arritur qëllimin. Fakti se zonja Duma apo deputetë të tjerë të PD i kanë dhënë ultimatum 1 javë zotit Basha tregon se këta e kanë humbur durimin, ose e kanë humbur dhe shpresën se Basha realisht do të marrë vendimin e dobishëm për PD që është dorëheqja e tij. Ajo që thotë zonja Duma nuk është e papritur, mënyra si e thotë shpreh nervozizëm’, tha Mustafaj.

Të fundit