Flash News

E-TJERA

Mustafaj: Rama ka mani të sëmurë për të qënë protagonist, por nuk e njeh politikën e jashtme

Mustafaj: Rama ka mani të sëmurë për të qënë

Ish-diplomati dhe shkrimtari Besnik Mustafaj ka folur për situatën e Kosovës dhe qëndrimin që mban kryeministri shqiptar Edi Rama në këtë çështje.

I ftuar në ‘A Show’ në Syri TV, Mustafaj shprehet se Rama nuk është njohës i politikës së jashtme dhe gabimi i tij kryesor është egoja e tij e sëmurë për të marrë në dorë protagonizmin.

Mustafaj: E para, nuk gabojme ne sepse unë nuk e bëj veten pjesë të këtyre gabimeve dhe aq më pak ju.

Unë besoj se gabimi kryesor buron tek fakti se politikën e republikës së Shqipërisë ndaj Kosovës nuk e koncepton dhe e ushtron Ministria e Jashtme por zyra e kryeministrit dhe kryeministri Rama është një njeri i cili nuk e njeh politikën e jashtme në përgjithësi  dhe ka një sëmundje të palejueshme kur hynë në këtë fushë që është protagonizmi.

Duke mos e njohur dhe duke dashur të bëhet protagonisti kryesor atëherë bën gabime shumë. Ai e ka zhvendosur rolin e Shqipërisë. Kur kam qënë unë në Ministrinë e Jashtme hodha një tezë që ishte ‘Shqipëria nuk është aktore por është aktive’ dhe me këtë synoja që shteti shqiptar  të heq dora nga një lloj paternalizmi.

 

Të fundit