Flash News

E-TJERA

Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e varianteve të reja

Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e
Foto Ilustruese

Instituti i Shëndetit Publik ka arritur të konstatojë variant të ri të Covid-19 në Shqipëri, por nuk mund të përcaktojë se cili mutacion është.

Këtë e pohoi Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë në ISHP, Silva Bino, e cila deklaroi se ka shenja të një varianti të ri.

Megjithatë ajo nuk di ta thotë me siguri se mutacion i kujt lloji është. Bino tha në “Open” se ka pasur dy raste në Elbasan, të cilët kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit.

“Varet si është interpretuar, sepse për shembull në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër.

Po ju them që ka pasur dy raste në Elbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri,” tha Bino.

Ndërkohë nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku tha për “Abc news” se një mutacion i Covid-19 po qarkullon në vend, por nuk dihet ende se cili variant.

Në shumë vende të botës janë zbuluar disa mutacione të Covid-19, të cilat njihen si ‘varianti britanik’, brazilian’, apo ‘i Afrikës së Jugut’.

Numri i infeksioneve dhe ai i viktimave është rritur sërish në vendin tonë ditët e fundit.

Të fundit