Flash News

E-TJERA

Mutacioni i ri i Covid-19 në Britaninë e Madhe, mjeku: Nëse ka ndryshuar strukturën, vaksina mund të mos ketë efekt

Mutacioni i ri i Covid-19 në Britaninë e Madhe, mjeku: Nëse ka

Mjeku i njohur Andi Koraqi thotë se vaksina anti-covid mund të mos ketë efekt ndaj variantit të ri i të shfaqur së fundmi në Britaninë e Madhe.

I ftuar në ‘Open’, mjeku thotë se ende nuk ka shumë informacion mbi këtë variant, por sqaron se mutacioni i ri ka ndryshuar strukturën do të thotë se antitrupat që janë krijuar te personat që kanë kanë kaluar Covid-19 nuk e njohin si virus dhe kjo do bënte që as vaksina të mos kishte efekt.

Ka 29 ndryshime në strukturën e tij. Koronavirusi është i prirur të bëjë 2 deri në 4 viruse, ndërsa ky motacion ka kaluar pritshmëritë. Nuk ka akoma shumë informacion. Pyetja është nëse mutacioni i ri ka ndryshuar strukturën.

Nëse ka ndryshuar strukturën, pra fytyrën nuk kemi më virusin e Wuhanit por një virus të ri. Nëse kemi një virus të ri atëherë do të thotë se antitrupat që janë krijuar te personat që kanë kanë kaluar Covid-19 nuk e njohin si virus. Kjo do bënte që as vaksina të mos kishte efekt”, thotë mjeku.

Të fundit