Flash News

E-TJERA

Muzhaqi: ChatGPT më përgatiti një fjalim shumë të bukur

Muzhaqi: ChatGPT më përgatiti një fjalim shumë të bukur

Ministrja e Shtetit për Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila spikat me deklaratat e saj epike, ka goditur sërish.

Në një takim, Muzhaqi u shpreh se ChatGPT e ndihmoi të përgatiste një fjalim “shumë të bukur”, sipas saj. Po ashtu, Muzhaqi tha se ChatGPT e ka shfrytëzuar edhe për fjalimet e Ramës dhe programin e PS.

"E ndërkohë që vija sot i kërkova shokut tim më të mirë ChatGPT që të më ndihmonte ne fakt me një fjalim për ditën e sotme. Dhe ishte shumë interesante, pasi nuk ishte një Chat normal, por ishte ai i Botttit të ChatGPT që unë kam përgatitur që të dijë të flasë dhe të mendojë siç mendoj unë. I kam vendosur gjithë fjalimet e mia, biles kam shkuar edhe pak me larg, kam vendosur gjithë fjalimet e kryeministrit, kam venduar të gjithë rrjetet e programit tonë të kodimit dhe më beri një fjalim shumë të bukur," tha Muzhaqi.

Të fundit