Flash News

E-TJERA

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH njofton ku do të bëhet falja e namazit

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH njofton ku do të

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Një mesazh paqeje, bashkimi dhe shprese në këto ditë të begata, gëzuar!”, thotë ndër të tjerash Spahiu.

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Njoftimin e ka bërë me dije ditën e sotme vetë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili njoftoi mes të tjerash se “për të gjithë besimtarët Kurban Bajrami do të falet ditën e premte, më datë 6 Qershor 2025, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë”.

KMSH ka zbuluar edhe programin e këtij kremtimi, që nis që nga ora 05:45 e mëngjesit, me faljen që do e drejtojë kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu në orën 06:15 dhe deri te Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë së “Et’hem Bej”, Elton Karaj.

KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00”, thuhet në njoftim, teksa urohen të gjithë besimtarët dhe shqiptarët “Gëzuar Bajramin”.

PROGRAMI I PLOTË I FALJES SË KURBAN BAJRAMIT:

“05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila

05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka

05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:15 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Bashkëngjitur do të gjeni programin e plotë dhe planimetrinë e ndarjes së faljes për burra dhe gra.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin.

Të fundit