Flash News

E-TJERA

"Na dha një çmimin për të bërë operacion"/ Si bënin pazar me jetën mjekët te Onkologjiku

"Na dha një çmimin për të bërë

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me skandalin te Onkologjiku, si pasojë e të cilës janë lëshuar 8 masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb shihen evidentohen edhe bisedat ku flitet për shifra të cilët pacientët detyrohen të paguhen në mënyrë që të marrin shërbimin e një operacioni.

Mustafa: Doku si të kam? N.A është nëna e një shokut tim do të marri në telefon. Ma zgjidh pak?
Emiljano: Ca u tha doktori, a mbaruat punë?
Mustafa: Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpejt, na dha një çmimin për të bërë operacion, bëhet 3500 euro tha por për Emiljanon 3000.
Emiljano: Ok ishte do e bëjë operacionin, skaner, ka bërë skaner?
Mustafa: Do ta bëjmë edhe skanerin, ja ta provojmë do të shkojmë në Peshkopi të bëjmë atë skanerin e përgjithshëm ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty.
Emiljano: E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë më

Në datën 12.02.2024 ora 19:14

Emiljano: Po si i merrni ju lekë atij

Edmond Gashi: Qesh dhe i thonë nuk e di se jam në sallë
Emiljano: Po s’bëhet kështu se është e dyta herë më nxirrni mua keq. Edmond
Gashi: Do e kontrollojmë. Ai është për operacion
Emiljano: Po unë i thash vizita është falas
Gashi: Do e rregullojmë, do e rregullojë doktori thuaji do të fusë në operacion
Emiljano: E hë futja kot sa keq më nxirrni

Në datën 12/02.2024 ora 19:16

Emiljano: Më tha të kërkoj ndjesë do t’ia bëj minus te operacioni se harrova

nr i telefonit: Emiljano ai e kishte operacionin 4 mln lekë, 5 e kam tha po për ju 4.
Emiljano: Shumë e ka po ti hajde të mërkurën dhe e shohim e flasim.

Të fundit