Flash News

E-TJERA

"Na duhen 1 mln lekë për të parë futbollin", Braçe ankohet dhe për televizionet: 4 platforma të ndryshme, kjo është çmenduri

"Na duhen 1 mln lekë për të parë futbollin",

Zv.kryeministri Erion Braçe është një nga zërat e mazhorancës, i cili ankohet shpesh në rrjetet sociale për betonizimin, zhurmat e natës, çmimet "e kripura" në Jug, gjyqtarët e futbollit shqiptar, e së fundmi ankohet për platformat televizive.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka reaguar lidhur me transmetimin e ndeshjeve të huaja të futbollit në televizionet shqiptare. Ai shtron pyetjet se ku do e shohim futbollin këtë sezon e sa di paguajmë.

Braçe shkruan më tej se janë katër platforma të ndryshme që zotërojnë të drejtën televizive. Sipas tij, në k♪7të mënyrë duhet të paguajmë deri në 1 milion lekë për të parë futbollin.

Reagimi i plotë:

KU DO SHOHIM FUTBOLL KETE SEZON?
SA SHTRENJTE DO PAGUAJME?
TE DREJTAT TELEVIZIVE
NUK JANE THJESHT TE TREGTUESHME!
TE DREJTAT TELEVIZIVE
JANE EDHE NJE E MIRE PUBLIKE!
Te tilla, kane nevoje ti nenshtrohen transparences, pertej tatimeve e taksave;
Askush nuk di te thote dhe askush nuk thote ne fakt se;
KU DO SHOHIM SERIE A, LA LIGA, PREMIER LEAGUE, BUNDESLIGA, CHAMPIONS LEAGUE, CONFERENCE LEAGUE, 2K SUPERLIGA?
Llafet deri tani thone se jane
KATER PLATFORMA TE NDRYSHME QE ZOTEROJNE TE DREJTAT TELEVIZIVE!
Nese eshte vertete keshtu,
atehere si do i shohim?
Me kater dekodera? Me kater karta?
SA DO PAGUAJME NJEHERE?
Se nese kater platformat, futbollin e shesin bashke me paketat e tjera atehere,
DO NA DUHEN DERI 1 MILION LEKE PER TE PARE FUTBOLL!!
Kjo eshte cmenduri!
Duhet transparence per te drejtat televizive dhe mbi te gjitha per menyren teknike dhe CMIMET QE DO PAGUAJME tani!

Të fundit