Flash News

E-TJERA

"Na jep lekët", prishën pazaret e drogës, vëllezërit kërcënojnë me jetë biznesmenin

"Na jep lekët", prishën pazaret e drogës,

Altin Dervishi, 35-vjeç dhe vëllai i tij Ervis Dervishi 31-vjeç, akuzohen se kanë kanosur 34-vjeçarin Aleko (Blerim) Mehmet Ferhati, për ti dhënë një shumë 200 mijë euro, që dyshohet se rridhte nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve.

Të tre kanë qenë bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, por që më pas duket se pazaret janë prishur.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34-vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve”, njoftonte policia.

 

Të fundit