Flash News

E-TJERA

"Na ka dalë Fatosi garant", përgjime të punonjësve të bashkisë Lushnjë: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK-ut

"Na ka dalë Fatosi garant", përgjime të punonjësve

Të tjera përgjime janë bërë publike nga dosja hetimore për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushen dhe zyrtarët e tjerë të këtij institucioni. Pasi zyrtarët vihen në dijeni për hetimin që ka nisur për tenderin e rehabilitimin e kanalit vaditës, nisin të shqetësohen.

Juristja pranë Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, Blerta Turku vë në dijeni eprorin e saj që është thirrur për të dëshmuar në SPAK.

Ajo flet dhe me kolegët e tjerë, ku shfaq shqetësimin se është një nga personat e thirrur nga SPAK-u. Turku thotë se Fatos Tushe iu ka dalë garant para drejtësisë.

Punonjësja flet me një person në telefon:

Blerta Turku: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK..e di si jam bërë?

Personi: Cfarë thua?! Për çfarë?!

Blerta Turku: Për atë dosjen që morën..e di si jam bërë? Se vetëm ne që kemi vendosur kriteret do na pyesin..uaa do na marrë SPAK-u në pyetje?

Më pas, Blerta Turku telefonon eprorin e saj Flamur Peqini  dhe e  njofton për shkresën që ka ardhur nga SPAK-u si dhe nëse duhej ta firmoste apo jo.

Flamur Peqini: Hë Blerta..

Blerta Turku: Drejtor..se tani po vij te zyra unë..por ka ardhur një shkresë nga policia, nga SPAK-u për të na marrë në pyetje në datë 10..mua..Bardhin..Ilvën..ta firmos?

Flamur Peqini: Në datë 10..e mirë se po vij unë aty..ka ardhur shkresa aty? E mirë..se këtu jam unë me kryetarin..

Bisedat mes kolegëve

Blerta Turku: Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni.

Kolegu: Kush do pyetet tjetër?

Blerta Turku: Unë, Ilva dhe Inxhinieri.

Kolegu: Po ajo çne?

Blerta Turku: Është njësi ajo?

Blerta Turku: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë.

Kolegu: Ti?

Blerta Turku: Ne të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë.

Kolegu: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia.

Blerta Turku: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim.

Kolegu: Ashtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton?

Blerta Turku: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot.

Kolegu: Kush tha?

Blerta Turku: Drejtori dhe ai miku jot.

Kolegu: Epo mirë.

Blerta Turku: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje. Neve na ka dalë Fatosi garant.

Të fundit