Flash News

E-TJERA

“Na këputi shpirtin”, aktori i njohur shkodran rrëfen takimin e fundit me Zef Dedën: E kishte pranuar vdekjen

“Na këputi shpirtin”, aktori i njohur shkodran rrëfen

Aktori i njohur shkodran Besnik Çinari foli për ndarjen nga jeta të artistit të mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda.

I ftuar në Euronews Albania, ai rrëfeu momentin e takimit të fundit me Dedën dhe tha se e kishte takuar vetëm 10 ditë më parë e ishin munduar t’i jepnin kurajë.

 “Takimi i fundit ka qenë para 10 ditësh. Se mua më pas më vdiq edhe nëna. Më ka marrë në telefon, mezi e kam dëgjuar kur më ka vdekur nëna. Shkuam e takuam atje në shtëpi bashkë me një shok të vjetër, na këputi shpirtin. Po i jepnim kurajë, por kurajë kuptohej që ishte false.

Ai e kishte pranuar vdekjen. Ai e ka ditur se dinte edhe gjuhë të huaja dhe i ka lexuar ilaçet. Ai e dinte se nuk ishte mirë dhe e ka pranuar vdekjen me burrni, nuk u ligështua. Ishte i jashtëzakonshëm. Nuk ishte shumë në gjendje të komunikonte, por pyeste për shfaqjet, se profesioni është sëmundje, ai ka punuar që fëmijë në teatër”,-tha aktori Besnik Çinari.

 

Të fundit