Flash News

E-TJERA

"Na rujt Zoti", Goci reagon ashpër: Pse s’ka të dhëna për banesat e rrezikuara nga tërmeti?

"Na rujt Zoti", Goci reagon ashpër: Pse s’ka të

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka reaguar mbi komentet e djeshme pasi vendi u godit nga një tërmet, i cili u ndje në disa qytete.

Ai ngre pyetjen se si është e mundur që nuk ekziston një raport për gjendjen e ndërtimeve dhe që të tregojë se cilat objekte janë më të rrezikuara.

Goci thotë se të dhëna të tilla janë në shumë vende dhe mbi bazën e tyre përcaktohet çmimi i shtëpive. Duke theksuar se kjo situatë është e papranueshme, ai nënvizon se është nevojë urgjente një organizim politik.

“Dje lexoja gjithe kohes "rrofte Allah-u", "na rujt Zoti", "ne dore te Zotit", "qofte me kaq"., etj. Si eshte e mundur qe sot ne nuk kemi nje raport per gjendjen e ndertimeve, cila gjenerate e ndertimeve eshte me e rrezikuar, me cilen teknike ndertimi, me cilat materiale, ne cilat zona, ne zona te ngritura, grope apo sheshe? - e ku di une nga 100 pyetje si keto.

Ne Zelanden e re, shpjegonte nje akademik vendas, te gjitha shtepite me te ekspozuara, me te dobta, ne zonat me problematike, ishin te shenjuara, madje me harte interaktive, garantuar nga autoritetet si sherbim.

Mbi ato te dhena vendoseshin dhe çmimet e shtepive. Ndersa ne na ngopin nga mengjesi ne darke me dopamine rrenash, dhe kriminelat na e bejne me dore çdo dite nga dritaret e "mediave te pavarura".

Keto jane karakteristika te nje populli nomad, qe as token nen shpute nuk ka arritur te stabilizoje, imagjinoni te tjerat.Na duhet arsyeja dhe organizimi politik! URGJENT!"-shkruan Goci.

Të fundit