Flash News

E-TJERA

Nafta arrin në 248 lekë/l, shoqata e Hidrokarbureve: Çmimi nuk përcaktohet nga fuçia, s'janë favorizuar kompanitë

Nafta arrin në 248 lekë/l, shoqata e Hidrokarbureve: Çmimi nuk

Çmimi i naftës shkoi dje në 248 lekë/litri. Shoqata e Hidrokarbureve ka reaguar lidhur me pretendimet se nuk po reflektohet çmimi real në bursa.

Në një njoftim publik, shoqata thotë se në përcaktimin e çmimit të naftës për pikat e karburantit që tregtojnë me pakicë, nuk përdoret si referencë ecuria e çmimit të fuçisë së naftës në bursa. Sipas shoqatës, çmimi i naftës për makinat varet nga kuotimi që i bëhet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton.

Për një verifikim real e koherent, Shoqata bën me dije se nga korrigjimi i çmimit i datës 1.6.2022, çmimi i publikuar në Platt’s, në usd për ton tregon se nafta për makina është rritur me + 26 $/toni dhe benzina + 17,5 $/toni. “Kjo do të thotë se deri ne korrigjimin e bërë nga bordi, vetëm për këtë efekt, kompanitë shesin me humbje -3 leke/lit naftën dhe -2,7 leke/lit benzinën”.

“Fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se çfarë) pasi rafineritë nuk po e kërkojnë, sepse me këto çmime ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi, që i behet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton. Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e pa përpunuar (fuçia) ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të pa përpunuar (fuçi), rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftës për transport (makina)”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Shoqata mohon që Bordi i transparencës të ketë favorizuar kompanitë e tregtimit të naftës.

Çmimi i naftës shënoi rritjen më të lartë ndër vite në muajin mars. Qeveria u justifikua me luftën ruse në Ukrainë dhe embargo që nisi të shkaktojë Rusia ndaj vendeve të cilat e sanksionuan për krime lufte.

Aktualisht, edhe pas krijimit të Bordit të Transparencës i cili synon të unifikojë çmimin e naftës në treg në përputhje me tregjet botërore, nafta sërish ka pësuar kërcitje duke arritur në nivelin e muajit mars.

Nafta arrin në 248 lekë/l, shoqata e Hidrokarbureve: Çmimi nuk Nafta arrin në 248 lekë/l, shoqata e Hidrokarbureve: Çmimi nuk

Të fundit