Flash News

E-TJERA

Nafta “i vë flakën” çmimeve, domatja dhe specat mbi 350 lekë

Nafta “i vë flakën” çmimeve, domatja dhe specat mbi

Një kilogram domate apo speca nga 350 deri në 400 lekë, patatja e kastraveci në mesatarisht 120 lekë… nga zarzavatet te bulmeti, bashkë me vajin… veç karburanteve në Shqipëri po rriten edhe çmimet e ushqimeve.

“Çmimet? Do pyetur kryeministri. Mirë ia bëjnë këtij populli”, tha një qytetar.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur aq shumë sa po ia kalojnë edhe Italisë e Zvicrës.

“Bananet në Itali bëjnë 1 euro kilogrami. Kivi 2 euro, këtu 250 lekë. Zarzavatet, mishi… çdo gjë këtu është më shtrenjtë se në Itali”, tha një qytetar italian.

“Obobo… mos fol për domaten. Nuk blihet”, u shpreh një qytetare.

Krizat, pavarësisht tipologjisë, kanë një të përbashkët: të pasurit bëhen edhe më të pasur, ndërsa të varfrit edhe më të varfër. Edhe më shumë mbushen xhepat e atyre që abuzojnë me çmimet. Po pse po rriten kaq vrullshëm çmimet e ushqimeve në Shqipëri?

“Atje ka alternativa. Ka çmime më të lira, ka edhe më të shtrenjta”, tha një qytetar që jeton në Zvicër.

Është fakt i njohur në më shumë se tre dekada e gjysmë kapitalizëm në Shqipëri: një ndër kategoritë më vulnerabël, të cilët përbëjnë një të tretën e popullatës, janë të moshuarit. Ndaj qeveria planifikon të ndërhyjë në këtë drejtim, por pa ngritur një bord transparence edhe për ushqimet.

“Po u rrit nafta, do të rritet edhe çdo gjë tjetër. E rrit ai tregtari, e rrisim edhe ne; në fund çdo gjë shkarkohet te qytetari”, tha një tregtar.

Bazuar te ecuria e deritanishme e rritjes së çmimeve, për muajin mars inflacioni ka kaluar “vijën e kuqe” 3 për qind, duke rrezikuar një krizë edhe më të fortë se ajo e katër viteve më parë.

“Institucionet nuk kanë bërë detyrën e tyre për të parandaluar abuzimin me çmimet e ushqimeve dhe të produkteve të tjera” tha Hasan Stafa, kreu i Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit. /A2 CNN

Të fundit