Flash News

E-TJERA

Nafta kontrabanë në Durrës, Apeli liron nga burgu kapitenin rus

Nafta kontrabanë në Durrës, Apeli liron nga burgu kapitenin rus

Kapiteni rus i anijes Libiane Aleksei Smaznov, i cili u arrestuar nën akuzën e “Kontrabandimit të mallrave dhe hidrokarbureve”, është liruar këtë të enjte nga burgu.

Vendimi është marrë pak kohë më parë nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku gjyqtari i çështjes, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “garanci pasurore” prej 50 milion lekë.

Ndërkohë, Smaznov në momentin e arrestimit ka treguar se sasia e naftës prej 22 mijë tonë 500 litra që ndodhej në anije, ishte porositur nga një agjensi nafte në Shqipëri, ndërsa më vonë policia zbuloi se kompania që ka porositur ardhjen e anijes me naftë drejt portit të Durrësit, quhet “A.V Internacional Group”, e cila zotërohet nga biznesmeni i hidrokarbureve Piro Bare.

Hetimet për këtë rast të dyshimtë për kontrabandën e naftës, janë duke u ndjekur nga Prokuroria e Durrësit.

Të fundit