Flash News

E-TJERA

Nafta në bursë shkon mbi 100 dollarë për fuçi, në Shqipëri arrin 193 lekë/litër

Nafta në bursë shkon mbi 100 dollarë për fuçi,

Edhe pse këtë të shtunë çmimi i naftës në pjesën më të madhe të karburanteve ka rënë në 193 lekë për litër, krahasuar me 210 lekë të mërkurën, ai mbetet më i shtrenjtë mbi 20 lekë për litër krahasuar me periudhën para nisjes së luftës në Ukrainë.

Shtrenjtimi i naftës bruto në bursë, që ka kaluar sot mbi 100 dollarë për fuçi, rrit shqetësimin për efekt zinxhir në ekonominë e brendshme.

Ekspertët paralajmërojnë se një përshkallëzim i luftës mund të ndikojë në çmimin e energjisë elektrike dhe në rritjen e kostos së produkteve të shportës.

Qytetarët dhe bizneset mbeten të ekspozuar ndaj luhatjeve të forta të tregut ndërkombëtar të karburanteve.

Të fundit