Flash News

E-TJERA

Nafta në Shpirag, Xama: Marketing nga qeveria, s’ka të dhëna plotësuese

Nafta në Shpirag, Xama: Marketing nga qeveria, s’ka të

Gazetarja Ola Xama ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për naftën në zonën e Shpiragut.

E ftuar në Syri Tv, Xama tha se lajmi për Shpiragun mund të konsiderohet më shumë si zhurmë apo marketing pasi nuk ka asnjë informacion shtesë nga ajo që dihej deri tani.

Xama shtoi se deri tani dihet që ka një naftë të cilësisë Premium por sipas të dhënave që kanë gazetarët, ka një problem me teknologjinë për ta nxjerrë naftën në sipërfaqen e tokës.

"Deklarata për naftën në Shpirag mund të konsiderohet zhurmë ose një lajm marketingu nga ana e qeverisë pasi nuk kemi asnjë informacion plotësues deri tani. Zona e Shpiragut është një zonë naftë mbajtëse dhe nuk dihet se sa janë sasitë e hidrokarbureve që ndodhen aty.

Balluku dhe Rama vizituan kompaninë SHELL pritet që të bëhet testi final nëse mund ta nxjerrin naftën në sipërfaqe por deri tani informacionet janë shumë të mbyllura. Ne kemi dëgjuar deri tani deklarata nga ana e kryeministrit Rama.

Deri sot nga informacionet që na janë dhënë ne si gazetare dimë që ka një problem të teknologjisë, pasi aty ka naftë dhe është provuar se është një naftë e cilësisë Premium por deri sot nuk ka teknologji se si ta nxjerrin në sipërfaqen e tokës.

Nëse kërkohet një lloj produkti që është solari për ta nxjerrë naftën atëherë solari është më i shtrenjtë se sa nafta dhe SHEL në këto kushte do ta ndalonte prodhimin dhe nxjerrjen e naftës pasi në fund del me humbje", tha Xama.

 

 

Të fundit