Flash News

E-TJERA

Nafta në Shqipëri, më afër çmimeve të BE-së sesa të ardhurave

Nafta në Shqipëri, më afër çmimeve të BE-së

Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës, duke konkurruar edhe ekonomitë më të zhvilluara të Bashkimit Europian, pavarësisht nivelit më të ulët të të ardhurave.

Sipas të dhënave mbi tregun europian të karburanteve, vende si Holanda dhe Franca kryesojnë me mbi 2.3 euro për litër, ndërsa Shqipëria nuk mbetet shumë pas, ku aktualisht nafta tregtohet me rreth 209 lekë për litër.

Krahasuar me rajonin, diferenca është edhe më e theksuar. Shqipëria rezulton me çmimin më të lartë, duke lënë pas vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një litër naftë shitet ndjeshëm më lirë: në Maqedoninë e Veriut rreth 1.54 euro, në Mal të Zi dhe Sllovaki 1.78 euro, në Bosnje 1.82 euro, në Serbi 1.83 euro, në Kosovë 1.85 euro dhe në Kroaci 1.86 euro.

Pavarësisht krijimit të “Bordit të Transparencës” nga qeveria, i cili vendos çmimet tavan për karburantet, niveli i çmimeve në tregun vendas mbetet i lartë dhe shpesh në mospërputhje me fuqinë blerëse të qytetarëve.

Nafta në Shqipëri, më afër çmimeve të BE-së

Të fundit