Flash News

E-TJERA

Nafta ruse në Shqipëri dhe roli i McGonigal, ish-presidenti i Dhomës amerikane: Kishte influencë të brendshme për investimet

Nafta ruse në Shqipëri dhe roli i McGonigal, ish-presidenti i

Ish-presidenti i Dhomës amerikane Mark Crawford ka folur për përfshirjen e interesave ruse për fushat e naftës në Shqipëri dhe rolin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili po gjykohet tashmë në SHBA për lidhje me oligarkun rus, Oleg Deripaska, dhe akuzohet se ka përfituar 225 mijë dollarë nga persona afër Kryeministrit Edi Rama për të hetuar çështjen e lotimit rus në Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Craëford tha se gjatë kohës kur ishte aktiv në rolin e tij në Dhomën amerikane ka konstatuar disa investitorë amerikanë që nuk i kanë bërë “sens”, por me zhvillimet e muajve të fundit, ka kuptuar se mund të ketë pasur influencë të brendshme.

“FBI është për punët e brendshme, ai ka qenë në media më parë sepse është pyetur për zgjedhjet e kaluara dhe kanë thënë që ka dëmtuar fushatën e Clinton, por janë çështje të brendshme. Ata nuk shkojnë jashtë, nuk vijnë vetëm dhe takojnë kryeministrin pa folur me ambasadën. Unë e di që është vështirë për të investuar jashtë, nëse lufton edhe kundër FBI bëhet mision i pamundur.

Kur kam qenë aktiv kam parë disa investitorë amerikanë që nuk më bënin sens, por duke kuptuar veprimet tani kuptoj se mund të ketë pasur influencë të brendshme, ka pasur një tradhtar në “ushtrinë” tonë. Nëse rusët po korruptojnë një agjent të FBI është edhe çështje gjeopolitike, kur kanë sanksionet u nevojitet një rrugë e dytë", tha ai. 

Të fundit