Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nafta shkon gati 200 lekë/l, ministrja e Financave: Do të rritet edhe për 6 muaj

Nafta shkon gati 200 lekë/l, ministrja e Financave: Do të rritet edhe

Çmimi i naftës ka pësuar një rritje të ndjeshme në javët e fundit, duke arritur thuajse në nivelin e 200 lekë për litër. Në disa pika karburanti naftën mund ta gjesh me 193 lekë për litër, një rritje me 8 lekë krahasuar me raportin e fundit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se kjo rritje e çmimit të naftës do të vijojë për një periudhë 6 mujore, duke shtuar se ka një rritje edhe për nënproduktet e tjera.

“Në fakt tregu i monopolizuar nuk shfaq këto parametra. Çmimet e bursës dhe nënproduktet ka muaj që janë në rritje. Ka që në 2020 që ka nisur një rritje do të vazhdojë për 6 muaj të tjerë. Detyrimisht do ketë rritje të çmimit të naftës”, u shpreh ajo për Euronews Albania.

Ministrja u shpreh se qeveria mund të ndërhyjë vetëm me politika mbështetëse dhe rimbursuese.

“Këtë 6 mujor do shohim si do ecë rritja e çmimit të naftës, jemi me monitorim. Ende asnjë politike për rimbursim të politikës së naftës, siç kanë bërë vendet jashtë”, tha Ibrahimaj.

Të fundit