Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nafta shqiptare, fitime offshore: si u zhdukën miliarda nga nëntoka e vendit, cili ishte roli ish ministres Anila Denaj?

Kontrastet e Shqipërisë janë të shumta: ato hasen shpesh në politikë, jetën sociale dhe ekonomi.
Jemi një vend i bekuar sa i takon klimës- me 4 stinë, por prodhojmë shumë pak bujësi, kemi male dhe det por një turizëm kaotik, kishim fabrika e uzina, por në vend të rritnim investimet në teknologji- i shkatërruam. Jemi një vend me nëntokë të pasur me burime natyrore dhe naftë, por kemi çmimet e karburantit më të larta në Europë...!
Dhe ne sot përmes historisë së kompanisë koncesionare, Bankers Petroleum do të shpjegojmë se këto kontradikta rrjedhin nga keqqeverisja dhe korrupsioni.
Në vitin 2004 qeveria socialiste e Fatos Nanos vendosi të japë me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse në Shqipëri, Patoz Marinzën.
Në kontratë, u vendos që çdo fitim nga nafta që dilte nga nëntoka e shqiptarëve do të duhej që të ndahej përgjysëm me ta: 50% të fitimit do ta mbante kompania dhe 50% do të paguhej në buxhetin e shtetit.
Kjo kontratë shfrytëzimi, si shumë të tjera, solli prishjen e gjithë zinxhirit të furnizimit me naftë në vend, duke i hequr shtetin rolin si prodhues përballë grosistëve të importit. Çmimet u rritën dhe konsumit të karburantit iu shtuan taksat…
Politikat fiskale për rritjen e taksave synojnë realizimin e shpenzimeve publike duke mbajtur një deficit sa më të ulët, ndaj pyetja që shtrohet është nëse nafta që ka toka shqiptare ka shërbyer që jo vetëm taksat për karburantin të ulen, por të paktën të mos ishin rritur?
Sipas disa raporteve auditimi të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Drejtorisë s Tatimeve, kompania e shfrytëzimit të naftës, ka fryrë shpenzimet dhe rezulton me humbje. Këto institucione kanë arritur në konkluzionin që Bankers duhet të derdhte për vitet 2011 dhe 2014 118 milion euro në buxhet, konstatim që është gjetur i drejtë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.
Çfarë do të thotë kjo? Minimalisht, taksa e tatimit mbi fitimin që do të duhet të derdhte në buxhet çdo vit Bankers Petroleum do të ishte mesatarisht 50 milion euro në vit, dhe nëse këtë shumë e shumëzojmë me 20 vitet që kompania po operon në vendin tonë, i korrespodon një shume prej 1 miliard euro që do të duhet të shkonte në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
Pra, nafta na është marrë pa na kthyer asgjë në këmbim. Dhe kjo nuk ëhstë skema e vetme…
Një hetim i Prokurorisë Fier që po vijohet nga SPAK dyshon për qindar milion euro të tjera që Bankers Petroleum nuk I ka deklaruar fare sit ë ardhura në Shqipëri, por I mban në llogari bankare jashtë vendit.
Nëpërmjet një skeme që quhet transfer pricing, shqip transferim i çmimit. Për ta bërë të qartë për të gjithë, Bankers themelon kompani jashtë, në juridiksione offshore, dhe naftën që eksporton ia shet firmave të saj me çmim të ulët...
Stand: pra ia shet lirë vetes dhe më pas po vetë Bankers, nëpërmjet firmave që ka hapur, e tregton me vlerën reale të tregut, ndërkohë që fitimin e mban në llogari jashtë, të pa tatuar dhe të padeklaruar në Shqipëri. Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Bankers dyshohet se është përfshirë dhe në një tjetër skemë:ka ndihmuar kompanitë e shitjes së karburantit që të tregtojnë naftë pa taksa dhe me cilësi të ulët!
Gjatë viteve 2011 dhe 2012 kompania Bankers akuzohej nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste se ishte e përfshirë në skemën e naftës kontrabandë përmes importit të solarit hollues, një lloj nafte me dendësi të ulët e cila injektohet në puse gjatë procesit të nxjerrjes së lëndës hidrokarbure.
Duke qënë se lënda nevojtet për nevoja prodhimi dhe jo konsumi, ishte e përjashtuar nga detyrimi për të paguar taksën e akcizës.Dhe këtu kemi një tjetër truk, Sepse një pjesë e kësaj nafte që importohej për shpimin e puseve, iu shitej kompanive të pakicës që të shmangej akciza.
Dy të këqija në një! Naftë duke shmangurtaksat dhe mbi të gjitha pa cilësi.
Në vitin 2013, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Albpetrol, monitoruan importin që kishte kryer Bankers për solarin dhe gjetën mospërputhje të mëdha. Në disa raste, holluesi ishte importuar në nivele të pashpjegueshme, sa 15% e prodhimit, ndërsa për periudhën dhjetor 2011- shkurt 2012 ‘Bankers’ kishte raportuar se kishte përdorur 98 mijë metra kub hollues, ndërsa llogaritjet e stafit të Albpetrol-it argumentonin konsumi i holluesit ka qenë vetën 47 mijë metër kub.
Gjysma tjetër ishte hedhur në treg? Me shumë gjasa po.
Ndaj për të ndalur skemën, ligji për akcizat ndryshon dhe prej vitit 2014 koncesionari i Patoz Marinzës detyrohet të paguajë akcizën për solarin që importon- në këmbim këto shpenzime do t’i zbriteshin për efekt tatimi.
Dhe çfarë ndodh? Prej këtij viti, bie dhe konsumi i holluesit. Aq sa bie në sy edhe të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të cilët e raportojnë.
‘Nga vlerësimi teknik mendohet se ende vlerat e përdorimit të holluesit gjatë vitit 2013 janë shumë të larta krahasuar me rezultatet faktike të arritura sidomos në vitin 2014 me 7.5%, vitin 2015 me 5.3% dhe sidomos në vitin 2016 me 4.3%. Janë totalisht të pa argumentuara dhe të pa pranuara norma të tilla të përdorimit të holluesit që arrijnë në vlerat 14-15% për periudhën janar-shtator 2013, ndërkohë që për periudhën tetor-dhjetor 2013 kjo vlerë luhatet në kufijtë 8.5-9.8%.’
Por Bankers duket se është gjithmonë një hap përpara, duke gjetur një rrugë të re për të mos paguar akcizën.
Holluesi nisi të blihej në tregun vendas, kryesisht nga ARMO. Në këtë pikë doganat i dërgojnë një shkresë ku sqarojnë se edhe nëse holluesi blihet në tregun vendas akciza duhet të paguhet.
Këtu historia bëhet intriguese...
Sepse bankers kundërshton dhe vazhdon të mos e paguajë detyrimin. Në vjeshtë të 2014-s Dega e Doganës Fier vendos një detyrim prej 5.8 milion euro për pagesë detyrime akcize. Këtë akt konstatim, kompania e ankimon në gjykatë dhe këtu nis dhe një betejë e gjatë ligjore mes shtetit shqiptar dhe Bankers.
Gjykata e Shkallës së Parë i jep të drejtë kompanisë dhe vendos që detyrimi të mos paguhej. Vendimi ankimohet dhe në Gjykatën Administrative të Apelit e cila në vitin 2017 shfuqizon sigurimin e padisë dhe le në fuqi pjesën tjetër të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Çështja ankimohet në Gjykatën e Lartë nga Avokatura e Shtetit por dhe nga Bankers që nuk bie dakord me këtë shfuqizim të pjesshëm.
Pavarësisht nga përplasja në gjykatë, Ministria e Financave i kërkon vazhdimisht doganave vjeljen e detyrimeve korrente të akcizës për muajt dhe vitet që vazhdonin, siç janë dhe këto shkresa të dërguara nga ish-ministri Arben Ahmetaj dhe ish-zv. Ministri Erjon Luçi.
Kontrollet për akcizën filluan në 2019-n, ku dega e Doganave Fier mban një akt konstatim dhe vendos që Bankers i detyrohet 30 milio euro shtetit shqiptar për taksën e akcizës gjatë këtyre viteve, ndërsa e penalizon me 90 milion euro gjobë, siç sanksionon dhe Kodi Doganor penalitetin 3 fish më të lartë në rast të mospagesës së detyrimit.
Në total 120 milion euro! Mbase tashmë erdhi dita që koncesionari të derdhë në buxhet disa taksa... Por jo, as kësaj radhe nuk ndodh gjë.
Por kjo ndalet nga një letër që ministrja Belinda Balluku i dërgon ministrisë së Financave për të pezulluar veprimet në vjeljen e gjobës dhe detyrimit derisa çështja të përfundonte gjykimin.
Ministrja e Financave në detyrë në atë kohë, Anila Denaj merr një vendim të paprecedentë dhe urdhëron pezullimin!
Në shkelje të kompetencave që i njeh Kodi i Procedurës Administrative, pasi ministri nuk ka asnjë të drejtë të pezullojë akte tatimore e doganore dhe në shkelje edhe të dispozitave të Kodit Doganor!
Në mars të vitit 2022, Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e Bankers dhe i jep të drejtë shtetit shqiptar. Por gjatë këtyre 3 viteve, askush nuk kishte bërë asgjë për të marrë detyrimin që i takon buxhetit të qytetarëve shiptarë!
Bankers e humb betejën edhe në Gjykatën Kushtetuese pas një ankimimi që depozitoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Por edhe pas këtij vendimi që mban datën 25 korrik 2022, 120 milion eurot u harruan. Askush nuk kërkoi vjeljen e detyrimit...!
Do të duhej që hetimi i Prokurorisë së Fierit të kalonte për kompetencë në SPAK që ministri i Financave Petrit Malaj të hiqte pezullimin dhe të urdhëronte arkëtimin e parave 3 vjet më vonë, në shtator 2025!
Megjithatë duket se e gjithë kjo betejë po rezulton pa sukses sepse shteti shqiptar ende nuk ka arritur të marrë këto detyrime. Në dhjetor të vitit që lamë pas, pati një përplasje mes kompanisë Bankers Petroleum dhe Drejtorisë së Doganave , ku këto të fundit bllokuan puset e kompanisë që ajo të derdhte detyrimin... Por kompania pretendon se afati për të vjelë këtë detyrim tashmë është parashkruar.
Paratë ende nuk janë marrë! Syri tv
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38