Flash News

E-TJERA

Najada Çomo e denoncoi për kërcënim, e reja mohon ngjarjen

Najada Çomo e denoncoi për kërcënim, e reja mohon ngjarjen

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo denoncoi ditën e sotme një 32 vjeçare nga Berati se e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Telefonatat kishin nisur që prej datës 28 janar dhe nuk kishin ndalur, duke bërë që mjekja ta çonte çështjen në polici.

“Më datë 15.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. Ç., (S), 32 vjeçe, banuese në Berat, sepse prej datës 28.01.2021 dhe në vazhdim, ka shqetësuar me telefonata të shumta, shtetasen N. Ç”, njofton policia.

Por në dëshminë e saj në polici, mësohet se 32-vjeçarja ka mohuar që të ketë patur për qëllim shqetësimin e shefes së Infektivit në telefon, duke theksuar se kishte dashur të telefononte dikë tjetër, por kishte ngatërruar numër. E reja ka thënë se nuk e njeh Çomon dhe nuk ka asnjë lidhje shqetësimi i saj me mjeken.

Të fundit