Flash News

E-TJERA

Najada Çomo feston ditëlindjen, Rama dhe Manastirliu e falenderojnë publikisht

Najada Çomo feston ditëlindjen, Rama dhe Manastirliu e

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë uruar publikisht  për ditëlindje shefen e Infektivit, Najado Çomo.

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Rama e ka falenderuar atë për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin. 

“Edhe 100! Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Edhe ministrja Manastirliu ka uruar doktoreshën Çomo ku i shpreh mirënjohjen në emër të të gjithë shqiptarëve në këtë situatë alarmante krijuar nga Covid-19.

 “Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen.

Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare.

Edhe 100 Prof. Najada!”, ka shkruar Manastirliu krahas fotove të publikuara në Facebook. 

Najada Çomo feston ditëlindjen, Rama dhe Manastirliu e

Najada Çomo feston ditëlindjen, Rama dhe Manastirliu e

Të fundit