Flash News

E-TJERA

Najada Çomo: Me përfshirjen time në listën e PS kemi fituar unë dhe Rama

Najada Çomo: Me përfshirjen time në listën e PS kemi

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka folur për përfshirjen e saj në politikë, pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për të qenë në listat e PS për zgjedhjet e 25 prillit. E renditur e dyta në listën e Tiranës, Çomo tha në emisionin “Frontline” se vendosi të pranojë ftesën e kryeministrit pasi sipas saj, ishte një vlerësim për të dhe gjithë ekipet mjekësore, që janë përballur me armikun e padukshëm.

Nëse unë do të jem pjesë e atij Kuvendi, ashtu sic kam bërë më të mirën në jetën time që nga fillimi punës tek Infektivi, shpresoj të jem një kontributore pozitive në Parlament, kryesisht në fushën e shëndetësisë, që e njoh mirë. Unë jam dhe do të jem në spital, deri ditën e fundit që do të kem pacientin e fundit me Covid. Nuk jam shkëputur asnjëherë. Do vazhdoj të jem në spital, për të dhënë kontributin, aty ku ka nevojë pacienti”, tha mjekja.

E pyetur se kush ka fituar, ajo apo Rama për përfshirjen e saj në listat e PS, mjekja thotë “Besoj se kemi fituar të dy palët nga kjo pjesë”.


 

Të fundit