Flash News

E-TJERA

“Nami i zi”, moderatori i njohur: Në dy spitalet Covid nuk ka më vende, pacientët përpëliten në korridore dhe krevate portativ

“Nami i zi”, moderatori i njohur: Në dy spitalet Covid nuk ka

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka përshkruar situatën aktuale të krijuar nga pandemia covid-19.

Sipas Çanit, në dy spitalet Covid 1 dhe Covid 2 nuk ka më vende dhe për rrjedhojë pacientët po sistemohen në korridore dhe ambulanca.  

“Ka disa që thonë se janë vetë dëshmitar, nuk ka më vende në spital tek COVID1 dhe COVID2 , bëhet nami i zi. Njerëzit e sëmurë përpëliten në ambulanca, pastaj në korridore dhe kanë hapur krevate portativ nëpër urgjenca është nami i zi.

Nuk kuptohet pse COVID3 dhe COVID4 që janë të sterilizuara, me paratë e BE nuk po hapen, por kjo tregon se do jetë një valë e tmerrshme COVID-i. Por kjo nuk do të thotë që të kemi panik, sepse të gjithë do të vdesim por kjo nuk është se duhet të mërzitemi, se e rëndësishme është të vdesim me radhë”, tha Çani.

 

Të fundit