Flash News

E-TJERA

Nancy VanHorn: Kushtet e pabarabarta të biznesit pengesë për investimet në Shqipëri

Nancy VanHorn: Kushtet e pabarabarta të biznesit pengesë për

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, u shpreh gjatë një takimi me Bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë se krijimi i kushteve të barabarta për biznesin është thelbësor për të tërhequr investime amerikane në Shqipëri.

Ambasada amerikane njofton se VanHorn diskutoi me përfaqësuesit e Dhomës strategjitë për rritjen e eksporteve dhe për të fuqizuar investimet, duke theksuar rëndësinë e një ambienti të drejtë dhe transparent për kompanitë amerikane dhe shqiptare.

“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25 përqind të PBB-së “së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri”, njofton ambasada.

Të fundit