Flash News

E-TJERA

Nano prezanton projektbuxhetin: Rritje me 81%, efektivët që punojnë larg shtëpisë do të marrin shtesë 50% të pagës

Nano prezanton projektbuxhetin: Rritje me 81%, efektivët që

Ditën e sotme drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka prezantuar  projektbuxhetit e vitit 2022, ku theksoi se për herë të parë ka një rritje me 81%. Ai u shpreh se shtesa do të përdoret për të blerë pajisje të reja dhe për të rritur kapacitetet, por dhe për pagat e efektivëve.

"Fondet për investime me financim të brendshëm për herë të parë me rritje me 81%, 550 milionë lekë më shumë krahasuar me vitin aktual. Do të financohen objekte dhe blerje pajisje speciale për policinë kriminale, teknologjinë e informacionin dhe policinë shkencore", tha Nano.

Ky i fundit shtoi se shpenzimet për personelin do të rriten me 200 milionë lekë, që do të mbulojnë shtesat në pagë. Ai tha se punonjësit që do të vendosen larg qëndrave të banimit do të marrin shtesë deri në 50% të pagës.

“Buxheti mbështet funksionimin e aktivitetin e strukturave operacionale. Shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, që do të bëjnë të mundur shtesat në pagë. Gjithashtu dhe për punonjësit e policisë që punojnë jashtë qendrave të banimit, që do të marrin deri në 50% shtese të pagës.

Për më shumë se katër vjet është proceduar marrja me qira e makinave të flotës së policisë rrugore. Në buxhetin e 2022 do të shtohet fondi dhe rritja e marrjes së këtyre mjeteve. Gjithashtu blerjen dhe sigurimin e pajisjeve të ndryshme të inteligjencës në shpërblim të policisë", tha Nano.

 

 

Të fundit