Flash News

E-TJERA

Nano takohet me Yuri Kim, çfarë i kërkoi: Kjo luftë s'mund të bëhet vetëm; mesazhi i ambasadores

Nano takohet me Yuri Kim, çfarë i kërkoi: Kjo luftë

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pritur në një takim ambasadoren amerikane Yuri Kim. Në përfundim të diskutimeve, ata dhanë një prononcim për gazetarët.

Nano bëri me dije se i siguoi kryediplomates se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performacës për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Gjithashtu i kërkoi mbështetje, duke theksuar se kjo luftë nuk mund të bëhet vetëm. Nano nënvizoi se së bashku me ndihmën e SHBA-ve do iu sigurojë qytetarëve më shumë rend dhe siguri

"Takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që Policia e Shtetit ka me të gjitha agjensitë amerikane ligjzbatuese. I sigurova që Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të lartë të performacës për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Gjithashtu kërkova mbështetje. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm dhe jam i bindur se së bashku do ja dalim për të pasur më tepër rend dhe siguri", tha Nano.

Ndërsa Yuri Kim rikonfirmoi bashkëpunimin për Policinë e Shtetit, ndërsa përgëzoi Nanon për detyrën e re. Kim bëri me dije se me Nanon diskutuan se si zbatimi i ligjit të cënohet, pavarëisht ndikimeve që vijnë prej jashtë.

"Pata një takim shumë të mirë me z. Nano. Erdha për ta takuar dhe përgëzuar për pozicionin e ri. Gjithashtu, rikonfirmova se bashkëpunimi i fortë SHBA-Shqipëri për çështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm.

Do vazhdojmë të japim mbështetje duke filluar nga pajisjet në trajnime dhe çfarëdo lloj ndihme tjetër. Diskutuam rëndësinë që Policia të ruajë dhe të rrisë besimin e publikut në integritetin e tyre. Z. Nano dhe unë jemi mbështetës së fortë të prezencës së policisë.

E dimë që Policia e Shtetit ndërmerr rreziqe të mëdha, duke humbur edhe jetën për të ruajtur ligjin edhe rendin. Gjithashtu diskutuam rëndësinë se si ligjzbatimi të mbetet i ruajtur nga çdo lloj ndikimi që vjen prej jashtë”, tha Yuri Kim.

 

Të fundit