Flash News

E-TJERA

Napoli ‘fut’ Juven në krizë, Chiellini drejton gishtin nga skuadra: Kokën ulur, gojën qepur

Napoli ‘fut’ Juven në krizë, Chiellini drejton gishtin nga

Napoli arriti të triumfonte ndaj Juventinëve të “Zonjës së Vjetër” duke shkaktuar tension në skuadrën e Alegrit.

Juventusi luajti në fushë me 9 mungesa të cilat i kushtuan fitoren. Po flasimpër mungesa të rëndësishme ku në dukje janë titullarë si: Kieza, Kuadrado, Sandro, Danilo, Bentankur, Dibala, Ramsej, Artur e Kaio Zhorzh.

Pas 1 pike në 3 ndeshje, sigurisht që pesha e fajit do të bjerë mbi futbollistë me sukses të padiskutueshëm siç është kapiteni Xhorxhio Kielini. Mesa duket disfata me Napolin e ka detyruar kapitetin e juventinëve të reagojë ashpër ende ndaj shokëve të skuadrës.

“Na mungonin lojtarët idealë për të luajtur në shpejtësi dhe në kundërsulm, ndërsa përveç De Ligtit i cili e nisi nga stoli, ne nuk kemi mbrojtës të tjerë që të ndalojnë në shpejtësi kundërshtarë si Osimhen.

Ishim të detyruar që të luanim në këtë mënyrë me Napolin, sepse është e qartë që nëse të mungojnë lojtarë si Kuadrado, Kieza e Dibala, është shumë ndryshe të pretendosh se këta mund t’i zëvendësojë De Shiljo apo edhe Bernardeski, me gjithë respektin…

Ndoshta mund të kishim qenë disi më ofensivë dhe të rrezikshëm në sulm, por t’i kërkoj më shumë Kulusevskit dhe Moratës, duke parë se sa të lodhur kishin ardhur ata nga kombëtaret ishte e vështirë.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë të punojmë dhe të gjejmë sa më shpejt ekuilibrin që na nevojitet në fushën e lojës.

Dhe këtë duhet ta nisim ta gjejmë sa më shpejt, sepse është e vërtetë që jemi vetëm në fillim të sezonit, por teksa pas vetëm 3 ndeshjesh kreu na është larguar 8 pikë, këto distanca nisin të bëhen të rëndësishme dhe shumë madje, nëse duam që të pretendojmë të luftojmë për titullin kampion.

Ndaj, kokën ulur dhe gojën e qepur, pasi të martën na pret Malmo dhe për të hequr një barrë shumë të rëndë nga koka dhe shpatullat, të paktën ta nisim pozitivisht në Champions sezonin”, ka deklaruar Chielini.

 

 

Të fundit