Flash News

E-TJERA

Napoli-Juventus sonte, Amir Rrahmani kundër Edon Zhegrovës në derbin italian

Napoli-Juventus sonte, Amir Rrahmani kundër Edon Zhegrovës në

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do të ketë një duel të veçantë këtë të diel me sulmuesin shqiptar Edon Zhegrova në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.

Napoli kërkon të sigurojë tre pikët për të vazhduar garën për titullin dhe Rrahmani pritet të jetë sërish titullar i padiskutueshëm, duke udhëhequr mbrojtjen e skuadrës.

Nga ana tjetër, te Juventusi, Zhegrova duket se do të nisë sërish nga stoli, megjithëse paraqitja e fundit kur hyri nga banka dha sinjale pozitive dhe shumë tifozë italianë kërkojnë që ta shohin të startojë nga minuta e parë.

Sipas raportimeve, Zhegrova është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, dhe vendimi për ta aktivizuar nga fillimi mbetet te trajneri Luciano Spalletti.

Takimi i zjarrtë fillon në orën 20:45 në stadiumin “Diego Maradona” dhe pritet të ofrojë spektakël për tifozët e dy skuadrave.

Aktualisht, Napoli renditet i treti me 28 pikë, ndërsa Juventusi është i shtati me 23 pikë.

Të fundit