Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Napoli rikthehet në garë për Europën, të dy shqiptarët në fushë
Napoli ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshje e javës së 23 të Serie A përballë Beneventos së Pipo Inzaghi.
Mertens në të 34-ën dhe Politano në të 66-ën ishin ata që i dhanë 3 pikët e radhës ekipit të Gatusos, i cili tashmë është rikthyer në garën për një vend në kupat e Europës për vitin e ardhshëm.
Të dy shqiptarët e Napolit dhanë kontributin e tyre në këtë ndeshje, ku Amir Rrahmani luajti si titullar ndërsa kapiteni i Kombëtares, Elsed Hysaj hyri si zëvendësues disa minuta përpara fundit të takimit./A2