Flash News

E-TJERA

Nard Ndoka: Fryma anti-amerikane nuk ekziston, Basha është një i tillë

Nard Ndoka: Fryma anti-amerikane nuk ekziston, Basha është një i

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka frymë anti-amerikane.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Ndoka tha se një rast i tillë mund të shihet kreu i PD, Lulzim Basha kur dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës, duke marrë si referencë deklaratën e ish ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu disa vite më parë në një intervistë për Ilva Taren, kur tha se në Shqipëri ka celula anti-amerikane.

Në 30 vite asnjë politikan nuk është deklaruar antiamerikan. Nuk kanë pasë arsye dhe kanë frikë.

Nuk ekziston frymën anti-amerikane. Basha ishte antiamerikan kur bojkotoi zgjedhjet lokale në aspektin politik, apo kur dogji mandatet.  

Janë raste pikante që mund të merren si qëndrime. Pjesa tjetër është folklor politik që amplifikohet shpesh herë”, tha Ndoka.

 

Të fundit