Flash News

E-TJERA

“Narko-shteti nuk ka brirë!”, gazetari: E papranueshme! 8 media të ndryshme me një titull

“Narko-shteti nuk ka brirë!”, gazetari: E papranueshme! 8 media

Gazetari Hysni Gurra ka kritikuar disa prej mediave online në vend se si për lajmet e qeverisë publikojnë të njëjtët tituj njëherësh.

Në një postim në Facebook, gazetari e cilëson të papranueshme profesionalisht këtë fakt, duke thëksuar se kjo tregon se ka një kryeredaktor e redaktor për 8 media të ndryshme njëherazi.

Ai shton se në kushte të tilla narko-shteti nuk ka brirë.

"Narko-shteti nuk ka brirë!

Është e pamundur logjikisht, e paparë etikisht dhe e papranueshme profesionalisht që 8 redaktorë a kryeredaktorë të 8 mediave të ndryshme të mund të vendosin të njëjtin titull njëkohësisht.

Akoma nuk e keni kuptuar çfarë është narko-shteti???

Ja pra, ka një kryeredaktor e redaktor për 8 media të ndryshme njëherazi, s’është me brirë narko-shteti, me brirë është ai/ajo që nuk e kupton", shkruan gazetari. 

 

Të fundit