Flash News

E-TJERA

Natë jo e qetë në Kamzë/ Hidhet në erë makina luksoze, qëllohet me armë ndaj një biznesi

Natë jo e qetë në Kamzë/ Hidhet në erë makina

Policia bën me dije se dy incidente kanë ndodhur pas mesnatës në Kamzë. Në orën 00:20, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një biznesi, që ishte në pronësi të E. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën "Skënderbej", në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme material”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vetëm pak minuta më vonë, në orën 01:00, një automjet tip "Audi Q7" është hedhur në erë me me lëndë plasëse. Si pasojë janë dëmtuar xhamat e një biznesi afër mjetit, por nuk ka të lënduar në njerëz.

“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin "Nënë Tereza", në automjetin tip "Audi Q7" dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thotë policia.

Të fundit