Flash News

E-TJERA

NATO i dhuron Shqipërisë 60 respiratorë, ambasada amerikane: Përkushtim në përballimin e sfidave globale

NATO i dhuron Shqipërisë 60 respiratorë, ambasada amerikane:

NATO i ka dhuruar Shqipërisë 60 respiratorë për të përballuar luftën kundër koronavirusit. Lajmin e bëri me dije ambasada e SHBA-ve në Shqipëri përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe foto nga dorëzimi i tyre. Sipas ambasadës, kjo tregon përkushtimin e aleatëve të NATO-s për përballimin e sfidave globale.

Postimi i plotë:

Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale.

Të fundit