All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Navalny ‘përplas’ SHBA-në me Rusinë, ambasada ruse në Tiranë: S’është lider opozite, kërkoni të lëkundni politikën

Navalny ‘përplas’ SHBA-në me Rusinë, ambasada ruse
Në foto/ Alexei Navalny
All - Paragraf - 1

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar pas kërkesës që i drejtoi ambasada e SHBA-së në Tiranë, për lirimin nga burgu të udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navlny.

Në një postim në Facebook, ambasada ruse e etiketon një ‘bloger’ Alexei Navalnyn pasi nuk përfaqëson asnjë parti serioze politike dhe nuk reflekton aspiratat e popullit.

All - Paragraf - 3

“Blogeri Aleksej Navalni nuk është aspak lider i opozitës, nuk përfaqëson asnjë parti serioze politike dhe nuk shërben si “pasqyrë” që reflekton aspiratat e popullit shumëkombësh të Rusisë. Dëshira e pangopur e A.Navalnit për të shëtitur gjyqeve, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, quhet hapur prej tij formë përfitimi, rrogë. Dhёnia e vendimeve politike nga Gjykata në favor të tij është bërë si me konvejer”, thuhet në postimin e amabasadës.

Navalny u dënua me 3.5 vite burgim për mashtrim për “shkelje të shumta të afatit të provës”.

Sipas ambasadës ruse, vendet e Perëndimit dhe SHBA-ja po i japin Navalnyt një mbështetje të pamatur për të lëkundur dhe ndërlikuar situatën e brendshme politike në Rusi.

Postimi i plotë i ambasadës ruse në Tiranë:

PËR ÇËSHTJEN E A.NAVALNIT

Në lidhje me informacionin, e postuar në faqen “Facebook” të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë më datë 23 gusht të këtij viti, për blogerin rus Aleksej Navalni dhe thirrjen në adresë të qeverisë ruse për të liruar menjëherë të ashtuquajturin “luftëtarin e lirisë” nga burgu, do të donim të përcillnim për publikun shqiptar sa më poshtë.

Blogeri Aleksej Navalni nuk është aspak lider i opozitës, nuk përfaqëson asnjë parti serioze politike dhe nuk shërben si “pasqyrë” që reflekton aspiratat e popullit shumëkombësh të Rusisë. Dëshira e pangopur e A.Navalnit për të shëtitur gjyqeve, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, quhet hapur prej tij formë përfitimi, rrogë. Dhёnja e vendimeve politike nga Gjykata në favor të tij është bërë si me konvejer.

Kujtojmë se më datë 30 dhjetor 2014 Gjykata Zamoskvoretski në Moskë, pasi shqyrtoi çështjen “Yves Rocher”, i shpalli vëllezërit Navalni fajtorë për mashtrim – krim i dënueshëm penalisht dhe dënoi me kusht Aleksej Navalnin për 3,5 vjet, ndërsa dënoi me 3,5 vjet burgim në koloni të regjimit të përgjithshëm vëllain e tij, Oleg Navalnin. Në janar të vitit 2021, pas kthimit nga Gjermania në Rusi, shtetasi rus A.Navalni u arrestua nga policia “për shkelje të shumta të afatit të provës” për të njëjtën çështje - “Yves Rocher”. Më datë 2 shkurt 2021 Gjykata Simonovski në Moskë ktheu dënimin me kusht në burgim (aktualisht ai shlyen dënimin në koloninë Pokrovskaja, rrethi i Vladimirit). Siç thuhet, «dura lex sed lex» ...

Vendet e Perëndimit, përfshirë SHBA-të, vazhdojnë t’i japin A.Navalnit një mbështetje të pamatur para sё gjithash për të lëkundur dhe ndërlikuar situatën e brendshme politike në Rusi. Në vrullin e fushatës së nisur prej tyre, gënjeshtra të hapura po përdoren kundër autoriteteve ruse, përfshirë provokimin e organizuar nga shërbimet speciale perëndimore lidhur me helmimin e supozuar të Navalnit me lëndën e ashtuquajtur “Noviçok”. E gjithë kjo është për të ardhur keq dhe duket e pashpresë, dëshmon për paaftësinë e tyre për të hequr dorë nga harbutëria arrogante dhe mosdëshira për të pranuar realitetin, duke e ditur që më parë se është e kotë të ushtrosh presion mbi Rusinë, pasi përgjigja e saj, si gjithmonë, do të jetë e rreptё, por adekuate.

 

Të fundit