Flash News

E-TJERA

Nazarko: E çuditshme pse Shqipëria nuk po mbyllet, Rama të pranojë vaksinën kineze

Nazarko: E çuditshme pse Shqipëria nuk po mbyllet, Rama të
Mentor Nazarko, analist

Analisti Mentor Nazarko ka kritikuar vendimin e autoriteteve shqiptare se pse vendi nuk mbyllet përballë shifrave të larta të shkaktuara nga Covid-19 prej muajit janar.

I ftuar në një bisedë në studion e ABC, Nazarko thotë se ky vendim ka ardhur edhe për faktin se mbyllja mund të ketë impakt elektoral.

“Më duket e çuditshme pse Shqipëria nuk po mbyllet, kur shtete që kanë sisteme shëndetësore me të fuqishme, se ne, qoftë edhe fqinje, janë mbyllur. Kjo më duket e çuditshme. Mbyllja mund të ketë edhe impakt elektoral” tha ai.

Nazarko kërkoi nga qeveria shqiptare që të mos i mbyllë derën vaksinës kineze.

“Nuk shoh arsye përse Shqipëria duhet të refuzojë vaksinën kineze, kanë efektivitet deri në 90% dhe mendoj se Shqipëria, por edhe Kosova duhet t’i përdorin këto vaksina” tha ai.

Të fundit