Flash News

E-TJERA

Ndahen vazot për Kupën e Botës 2022, ku janë vendosur Shqipëria dhe Kosova

Ndahen vazot për Kupën e Botës 2022, ku janë vendosur

Formati i kualifikueseve për kontinentin europian i ka ndarë kombëtaret në 6 vazo sipas renditjes në FIFA dhe rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve. 

Shqipëria është caktuar në vazon e katërt së bashku me Bosnje Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Kuqezinjtë mund të përballen me kundërshtarë tepër të fortë për Botërorin e ardhshëm . Ndërkohë, Kosova është pozicionuar në vazon e pestë.


Ndarja e vazove të Kupës së Botës 2022 për Europën:

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

Të fundit