Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta aktori shqiptar Pandi Siku

Ndahet nga jeta aktori shqiptar Pandi Siku

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare aktori i njohur Pandi Siku. Aktori ka ndërruar jetë në SHBA ku ishte vendosur prej vitit të shkuar.

Ai ishte pjesë e Teatrit Kombëtar para se të shpërngulej në SHBA. Siku ka fituar dy herë çmimin “Aktori më i mirë për role të dyta”. Ai ka luajtur me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare.

Pandi Siku ka interpretuar në filma: “Brazdat”, “Kur zbardhi një ditë”, “Koha nuk pret”, “Njeriu me top”, “Këmishë e dyllë”, “Mysafiri”, e shumë të tjera.

Të fundit