Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta aktorja shqiptare Irene Papas, ikonë e skenës botërore

Ndahet nga jeta aktorja shqiptare Irene Papas, ikonë e skenës

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktorja me origjinë shqiptare Irene Papas.

Papas njihet për rolet e saj në kinematë dhe skenat botërore, e sidomos në Greqi ku luajti role të rëndësishme si në teatër ashtu edhe në kinema , kryesisht vepra të tragjedisë antike.

Irene Papas, me emrin e vërtetë Irini Lelekou, lindi në shtator të vitit 1926 në Korinth. Në moshën 15-vjeçare Irene nisi rrugën e saj drejt aktrimit duke punuar në vijim si producente radiofonike, këngëtare e kërcimtare.

Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me shkrimtarin Alki Papa, por martesa e tyre nuk zgjati shumë.

Në hapat e saj të parë në skenë, ajo mori pjesë në produksionet e Teatrit Kombëtar. Talenti i saj dhe interpretimet në tragjeditë antike si “Medea” dhe “Elektra” e bënë atë shumë shpejt të famshme.

Të fundit