Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta dirigjenti i njohur shkodran, Kujtim Alija

Ndahet nga jeta dirigjenti i njohur shkodran, Kujtim Alija

Ndahet nga jeta dirigjenti i njohur shkodran, Kujtim Alija.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Mësohet se drejtuesi i qendrës kulturore për femijë në Shkodër dhe dhe organizatori i festivalit mbarëkombëtarë për fëmijë,  u nda nga jeta parakohe për shkak të një sëmundjeje të rëndë. 

Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta!

Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.

Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”, shkruan Ademi në rrjetet sociale.

Alija ishte dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë dhe nga Bashkia e Shkodrës me titullin “Mirënjohje e Qytetit” dhe pas 32 festivaleve, në qershor 2017, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. 

Të fundit