Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta gazetari i njohur, Milto Baka

Ndahet nga jeta gazetari i njohur, Milto Baka

Ndahet nga jeta, në moshën 77 vjeçare gazetari i njohur Milto Baka. Për shumë vite Baka punoi si redaktor dhe drejtor Informacioni në TVSH dhe më pas, për shumë kohë, në kompaninë mediatike " Koha jonë", Revistën Klan dhe redaksinë e TV Klan. Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë, shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në karrierën e gazetarit Baka përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.

I specializuar si gazetar ekonomie, vitet e fundit Milto Baka ja kushtoi marketingut televiziv duke dhënë një kontribut shumë të vyer.

“Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera!”, shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

 

Të fundit