Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

Është ndarë nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Martin Deda.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Idajet Beqiri, në një postim në rrjetet sociale, i cili shprehet se ka ikur një njeri i mirë dhe një gjyqtar profesionist e i drejtë në vendimmarrje.

 “Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritë shpirti Martin Deda! “, shkruan Beqiri në postimin e tij.

Të fundit