Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Shaban Murati

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Shaban Murati

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeccare ish-ambasadori shqiptar, Shaban Murati.

Murati ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit.

I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Të fundit